Kroacia ndalon përdorimin e telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme

Data

Në Kroaci ka hyrë në fuqi ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme, në një përpjekje për të kufizuar shpërqendrimin e nxënësve gjatë procesit mësimor.

Sipas të dhënave të publikuara, shumica e nxënësve përdorin teknologjinë kryesisht për argëtim dhe shumë pak për detyrat shkollore.

Gjithashtu, një pjesë e madhe e tyre nuk kanë mbikëqyrje gjatë përdorimit të pajisjeve digjitale.

Këto përfundime dalin nga një anketë e realizuar nga CARNET në bashkëpunim me universitetet, në të cilën morën pjesë rreth 4 mijë studentë.

Autoritetet arsimore shpresojnë se ky vendim do të ndihmojë në përmirësimin e përqendrimit të nxënësve dhe në uljen e varësisë nga teknologjia gjatë orëve të mësimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related