Nga selia e Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se protesta e sotme përbën, sipas tij, një tjetër goditje ndaj qeverisë.
Ai u shpreh se djegia e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha ishte një mesazh simbolik, ndërsa shtoi se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim.
Noka theksoi se, sipas opozitës, kryeministri Edi Rama po përballet me fundin e tij politik dhe paralajmëroi se destinacioni i radhës i protestës do të jetë banesa e kryeministrit.
