Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur Italinë, ku një 28-vjeçar ka vrarë me thikë motrën e tij 22-vjeçare, Jleina Musella. Krimi ndodhi në banesën e tyre në Napoli, pas një sherri të nisur për shkak të muzikës me volum të lartë.
Sipas dëshmisë së autorit, motra nuk e linte të flinte, çka solli një debat të ashpër mes tyre. Në kulmin e konfliktit, i riu mori një thikë në kuzhinë dhe e goditi motrën në shpinë.
Pas ngjarjes, ai e dërgoi të plagosurën në spital dhe u largua, ndërsa 22-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e plagëve. Disa orë më vonë, 28-vjeçari u vetëdorëzua në polici, duke deklaruar se nuk kishte pasur qëllim ta vriste motrën.
