Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, në afërsi të Kopshtit Botanik, duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer papritur, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme në automjete të tjera. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Trafiku në zonë ka qenë i rënduar për disa minuta, deri në normalizimin e situatës.
