Çfarë xhevahire fshihen në 20 faqet e dosjes së SPAK për Ilir Metën, pse po bllokohet botimi i tyre dhe kush janë…

Data

Dosja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për ish-presidentin Ilir Meta ka zbuluar lidhje të thella mes politikanëve të njohur, oligarkëve dhe pronarëve të mediave, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një mori aktivitetesh të paligjshme dhe korrupsioni. Por emrat e këtyre personazheve janë ende të fshehur për publikun. Madje situata e rëndë ka arritur deri aty sa dosja që qarkulloi mes gazetarëve ishte jo e plotë pasi aty mungonin mbi 20 faqe.

Emrat që janë fshehur nga media

Mediat që janë gati të publikojnë çdo detaj të vrasjeve, krimeve dhe hajdutllëqeve banale kanë fshehur shumë emra VIP”, ku një prej të cilëve është njeriu më i fuqishëm në Shqipëri, Samir Mane, i cili del në këtë dosje dhe pikërisht të gjitha pazaret e tij korruptive me çiftin Meta-Kryemadhi të evidentuara nga SPAK ndodhen tek ky 20 faqësh. Mediat nuk kanë bërë publike seritë e komunikimeve me kreun e AKEP, Piro Xhixho, për dokumentet që duhej të përgatisnin Samir Mane dhe pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha, për të krijuar një kompani dhe për të lidhur një marrëveshje me Vodafone për trafikun e thirrjeve telefonike.

Gjithashtu asnjë media nuk përmend emrin e biznesmenit Theodhori Çami, i cili është figura drejtuese e kompanisë Inter Media Group dhe partner i televizionit Euronews Albania. Emri i tij del në dosjen e Metës, si një “sekser” që ka luajtur rolin e ndërmjetësuesit në disa transaksione biznesi të Metës dhe Kryemadhit, sidomos ato që kanë të bëjnë me kompaninë Vodafone dhe marrëdhëniet e saj me kompani të tjera si UNIFI dhe Info Telecom. Çami ka qenë në qendër të negociatave që lidhin Metën dhe Kryemadhin me disa aktorë të mëdhenj të biznesit, dhe emri i tij ka dalë në komunikimet mes tyre, ku flitet për favore dhe ndikime në tregun e telekomunikacioneve.

Po ashtu, ai është përmendur në lidhje me pagesa që janë bërë për ndërmjetësimin e këtyre marrëveshjeve. Hetimet e SPAK kanë zbuluar se Çami ka luajtur një rol të rëndësishëm në sigurimin e lidhjeve me operatorët e mëdhenj të telekomunikacionit dhe ka qenë i përfshirë në financimin dhe favorizimin e disa biznesmenëve të tjerë, të cilët kanë pasur lidhje të ngushta me politikën.

Emri i Baton Haxhiut

Në dosjen e SPAK del edhe emri i Baton Haxhiut. Emri i tij ndodhet tek 20 faqëshi që është zhdukur. Më 9 maj 2024, analisti, i maskuar me një kapele, hyri në SPAK. Një oficer i BKH-së e priti në hyrje dhe e shoqëroi për në ambientet e brendshme. Pas afro 2 orë Haxhiu doli nga SPAK-u. I pyetur nga media, ai tha se kishte qenë aty të intervistonte një prej hetuesve për një lëndë për të cilën u shpreh se nuk kishte të drejtë të fliste. Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës nxjerrë Baton Haxhiun zbuluar në mënyrë të trefishtë.

Së pari, Baton Haxhiu gënjeu publikisht pasi në SPAK nuk ka intervistuar njeri, por e kanë ‘intervistuar’ për rolin e tij në aferat e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe oligarkëve. Së dyti, Baton Haxhiu është implikuar pasi rezulton pronar i vilës së Ilir Metës në Qerret, të cilën Meta i kishte blerë Ilir Trebickës për 60 mijë USD dhe ia kishte shitur fiktivisht oligarkut Samir Mane, për 300 mijë euro. Më pas vila blihet nga Baton Haxhiu për 80 mijë euro. Së treti, analisti Baton Haxhiu ka gënjyer hetuesit në SPAK për mënyrën se si u bë pronar i vilës së Ilir Metës, duke sajuar një alibi, ashtu siç gënjeu gazetarët dhe publikun pasi doli nga SPAK-u. Por mediat nuk kanë denjuar as emrin t’ia përmendin, jo më të publikojnë arsyet pse Haxhiu ndodhet në dosjen e SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related