Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin pas konfliktit familjar

Data

Një sherr në familje ka përfunduar me plagosje në Fier. Policia arrestoi shtetasin P. Z., 71 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur me thikë nipin e tij, R. Z., 50 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e 71-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi disa fishekë në cilësinë e provës materiale. Çështja i është referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related