Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se vijimi i protestave do të çojë në realizimin e “objektivit final: largimin e Edi Ramës”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se reagimi i qytetarëve ka sjellë, sipas tij, shkarkimin e dy figurave kyçe të qeverisë, duke përmendur Belinda Ballukun dhe Ilir Prodën.
Sipas Bardhit, rezistenca qytetare duhet të vijojë deri në largimin e kryeministrit, të cilin e cilëson si “arkitekt të një qeverisjeje që bazohet në korrupsionin endemik dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar”.
Ai falënderoi mbështetësit për, siç u shpreh, rezistencën dhe sakrificën, duke theksuar se synimi i opozitës mbetet ndërtimi i një qeverisjeje që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.
