Raportime nga Izraeli: Pretendohet humbje kontakti me Ali Khamenein

Data

Mediat izraelite raportojnë se është humbur kontakti me liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, pas sulmeve të fundit ajrore në Teheran.

Sipas raportimeve, mes objektivave të goditura ka qenë edhe kompleksi rezidencial i Udhëheqësit Suprem, ndërsa në shënjestër thuhet se ishin vendosur edhe figura të larta të regjimit iranian. Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim zyrtar mbi fatin e Khameneit apo rezultatet përfundimtare të sulmit.

Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me këto pretendime, ndërsa situata mbetet e paqartë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related