Trump kërcënon Spanjën me ndërprerje tregtie

Data

Presidenti amerikan Donald Trump bëri një deklaratë të fortë pas takimit me kancelarin gjerman Friedrich Merz, duke paralajmëruar ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve tregtare me Spanjën.

Gjatë konferencës për shtyp, Trump tha se ka urdhëruar ministrin e Financave, Scott Bessent, të nisë procedurat për ndërprerjen e bashkëpunimit tregtar me Madridin, pas refuzimit të Spanjës për të lejuar përdorimin e bazave të saj për operacione kundër Iranit. “Do të ndërpresim të gjitha marrëdhëniet tregtare me Spanjën”, deklaroi ai.

Presidenti amerikan foli gjithashtu për zhvillimet ushtarake në Iran, duke pretenduar se mbi 1,700 objektiva janë goditur dhe se “të gjitha objektivat janë neutralizuar”. Sipas tij, operacionet po ecin sipas planit, ndërsa SHBA vazhdon të godasë struktura të lidhura me udhëheqjen iraniane.

Trump theksoi se zhvillimet ndodhën me shpejtësi dhe se nuk kishte një plan evakuimi për ambasadat amerikane. Ai kritikoi qëndrimin e Britanisë së Madhe, ndërsa vlerësoi Gjermaninë për mbështetjen e saj.

Në deklaratat e tij, presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e një vakumi pushteti në Iran, duke thënë se ekziston mundësia që pas rrëzimit të udhëheqjes aktuale të vijë në pushtet një figurë po aq e ashpër.

Takimi mes Trump dhe Merz u fokusua si në situatën në Lindjen e Mesme, ashtu edhe në mundësitë për marrëveshje të reja tregtare mes SHBA-së dhe vendeve evropiane, në një kohë kur tensionet gjeopolitike po ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë globale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related