Federata Shqiptare e Futbollit mbledh më 16 shkurt Asamblenë Zgjedhore, zgjidhet presidenti dhe Komiteti Ekzekutiv

Data

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e parë për vitin 2026, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte organizimi i Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së. Në përputhje me statutin, Komiteti Ekzekutiv vendosi që Asambleja të mbahet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Gjatë kësaj Asambleje do të zhvillohet procesi zgjedhor për Presidentin e FSHF-së dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të cilët do të ushtrojnë mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Federata bën me dije se i gjithë procesi do të zhvillohet në përputhje të plotë me dispozitat statutore dhe rregulloret në fuqi, duke garantuar transparencë dhe korrektësi institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related