Euro vijon trendin rënës / Banka e Shqipërisë: Ja me sa u këmbye gjatë muajit janar

Data

Monedha europiane ka vijuar rënien edhe gjatë javëve të para të këtij viti. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se euro është këmbyer me 96.5 lekë, duke shënuar një rënie të ndjeshme gjatë ditës së sotme.

Ky nivel konsiderohet një nga më të ulëtit e regjistruar në tregun valutor, shumë pranë rekordit të funddhjetorit, kur euro u këmbye me 96.4 lekë. Sipas ekspertëve, ky zhvlerësim i monedhës europiane lidhet kryesisht me forcimin e lekut shqiptar.

Një ndër faktorët kryesorë që po ndikon në këtë trend është rritja e turizmit, i cili po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një aktivitet gjithëvjetor. Po ashtu, ndikim të drejtpërdrejtë kanë edhe investimet e huaja, si dhe rritja e remitancave nga emigrantët shqiptarë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, dobësimi i euros përbën një faktor pozitiv për ekonominë, pasi ndihmon në mbajtjen nën kontroll të inflacionit dhe ul presionin mbi çmimet e konsumit. Përfitim të drejtpërdrejtë kanë edhe qytetarët që kanë kredi në euro, të cilët paguajnë këste më të ulëta në lekë.

Një lek i fortë sjell përfitime edhe për financat publike, pasi qeveria paguan më pak kosto për borxhin e jashtëm. Në anën tjetër, grupi më i prekur nga ky zhvillim mbeten eksportuesit, të cilët shesin mallrat në euro dhe përfitojnë më pak të ardhura në monedhën vendase.

Sipas të dhënave zyrtare, për nëntë muajt e parë të vitit 2025, Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Ndërkohë, për vitin 2026 parashikohet që tërheqja e valutës të arrijë në rreth 450 milionë euro, një rritje me gati 100 milionë euro krahasuar me periudhat e mëparshme.

Kjo sasi valute do të përdoret për forcimin e rezervës valutore dhe për të garantuar stabilitetin e kursit të këmbimit në tregun vendas.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related