Rreth 600 familje pa energji elektrike në fshatrat e qarkut Korçë/ Ja situata me rrugët dhe furnizimin

Data

Rreth 600 familje në zonat rurale të qarkut Korçë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq dhe defekteve në rrjetin shpërndarës. Aktualisht raportohet se janë stakuar gjithsej 6 fidera, ndërsa zonat urbane furnizohen normalisht me energji.

Sipas të dhënave zyrtare, situata paraqitet si më poshtë:

  • Korçë: 1 fider i stakuar
  • Maliq: 2 fidera të stakuar
  • Pogradec: 2 fidera të stakuar
  • Ersekë: 1 fider i stakuar
  • Bilisht: furnizimi me energji elektrike është normal

Ekipet e OSHEE-së ndodhen në gatishmëri dhe po punojnë në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike. Autoritetet bëjnë me dije se të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë funksionalë, ndërsa hidrovori i Pogradecit vijon punën normalisht.

Prefektura e Qarkut Korçë informon se, sipas të dhënave nga bashkitë, nuk janë evidentuar problematika të reja si pasojë e kushteve atmosferike, ndërsa vijon puna për normalizimin e plotë të situatës së krijuar një ditë më parë.

Situata në akset rrugore

Sipas ARRSH – Rajoni Qendër–Lindje:

  • Segmenti Ersekë–Leskovik është i hapur dhe i kriposur
  • Në aksin Maliq–Kufi Gramsh ka reshje të imëta dëbore, ndërsa problem mbeten aluvionet në zonën e Lozhanit
  • Akset Libonik–Rëmbec–Plasë, Korçë–Voskopojë, Korçë–Ersekë dhe Zemblak–Dogorë–Goricë janë pastruar dhe kriposur, qarkullimi vijon normalisht
  • Bilisht–Miras kalohet vetëm me goma dimërore
  • Në segmentet Boboshticë–Dardhë dhe Lapidar Podgori–Podgori–Liqenas vijojnë reshjet e borës dhe po kryhen punime për pastrim dhe kriposje

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore, veçanërisht në zonat malore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related