Aksident i trefishtë në aksin Cërrik–Elbasan, tre persona përfundojnë në spital – jashtë rrezikut për jetën

Data

Një aksident i trefishtë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Cërrik–Elbasan, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë automjetet që drejtoheshin nga shtetasit me iniciale A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues K. H. dhe E. E.. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimet e emergjencës, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related