Këlliçi: Heqja e imunitetit të Ballukut hap rrugën drejt Kryeministrisë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se rasti i Belinda Ballukut ka implikime që, sipas tij, shkojnë përtej një çështjeje individuale dhe prekin drejtpërdrejt kryeministrin.

Sipas Këlliçit, nëse hiqet imuniteti i saj, drejtësia nuk do të ketë më pengesa për të hetuar më tej, duke shtuar se çështja lidhet me projekte të rëndësishme infrastrukturore, përfshirë tunelin e Llogarasë.

Ai kritikoi mënyrën e votimit në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, duke pretenduar se vendimmarrja brenda mazhorancës nuk është autonome. Deputeti shtoi se në mbledhjen e ardhshme të grupit parlamentar socialist mund të ketë dy skenarë: refuzimin e kërkesës së prokurorisë ose miratimin e saj në funksion të procesit të integrimit.

Sipas tij, zhvillimet e ardhshme do të jenë vendimtare për raportin mes politikës dhe drejtësisë në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related