Ervin Salianji mbron Mereme Sela pas përjashtimit nga gara: “Ishte kandidaturë serioze, Sali Berisha iu tremb popullaritetit dhe ideve të saj”

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas përjashtimit nga gara për kreun e PD-së të kandidates Mereme Sela, duke e cilësuar atë si një alternativë serioze për drejtimin e partisë.

Sipas Salianjit, vendimi për të mos e lejuar Selën të garojë nuk lidhet me kriteret formale, por me frikën e lidershipit aktual nga konkurrenca reale. Ai theksoi se kandidatura e saj përfaqësonte një qasje ndryshe dhe një frymë të re në Partinë Demokratike.

“E ka refuzuar për shkak se tha që Berishën nuk do ta merrte as drejtor apo zv.ministër, sepse duhen figura të reja. I është trembur popullaritetit të saj. Në raport me Berishën ishte kandidaturë shumë serioze”, u shpreh Salianji.

Deklarata e tij vjen në një moment kur gara për kreun e Partisë Demokratike është kthyer në një proces pa rivalë, pasi Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm në garë, pas skualifikimit të të gjithë kandidatëve të tjerë.

Këto zhvillime kanë shtuar debatet brenda dhe jashtë partisë për standardet e zgjedhjeve të brendshme dhe mungesën e konkurrencës, ndërsa figura të ndryshme politike vijojnë të kritikojnë procesin si të njëanshëm.

Nga ana tjetër, vetë Mereme Sela ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugë ligjore për të kundërshtuar vendimin e skualifikimit, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të pajustifikuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related