Oriola Marashi ndez dyshime për fejesë – unaza me diamant dhe video romantike ngrenë kuriozitetin

Data

Një detaj i vogël, por mjaft domethënës: Oriola Marashi ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet duke mbajtur në gishtin e majtë një unazë me diamant – diçka që menjëherë ngriti dyshime për një propozim fejesë.

Megjithëse modelja nuk e ka pranuar publikisht lidhjen, një seri “InstaStory-sh” në bregdet e kanë bërë gjërat më të qarta. Në disa postime shihet krah një burri misterioz, dhe ndonëse identiteti i tij mbetet i fshehur, veshja “matchy-matchy” – Oriola me fustan të zi dhe ai me këmishë dhe pantallona në të njëjtën nuancë – krijoi pamjen e një çifti në harmoni perfekte.

Burime të afërta zbulojnë se lidhja e saj e mëparshme me Eros Grezdën u mbyll për shkak të largësisë dhe angazhimeve profesionale. Tani, me këtë unazë diamanti që duket si sinjal për një kapitull të ri, fansat mbeten në pritje të një deklarate zyrtare – të paktën nga një ndalesë romantike apo një postim që zbulon më shumë…

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related