Gazetari dhe analisti Ermal Peçi ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te funksionimi i partive politike, raporti i opozitës me qeverinë dhe debati mbi statusin “non grata” të Sali Berisha.
I ftuar në një emision televiziv, Peçi deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk ka zhvilluar ndonjëherë një garë reale brenda Partia Socialiste, ndërsa theksoi se statuti i partisë duhet respektuar edhe pas fitoreve zgjedhore.
“Rama nuk ka zhvilluar asnjë garë në PS. Ai është kryeministër dhe nuk mund të personifikojë shtetin me partinë. Statuti është kushtetuta e partisë dhe nëse ai thotë se zgjedhjet duhet të bëhen, ato duhet të zhvillohen edhe kur fitohen zgjedhjet parlamentare”, u shpreh analisti.
Peçi u tregua kritik edhe ndaj opozitës dhe mënyrës sesi, sipas tij, po sillet Sali Berisha përballë qeverisë.
“Sot, përveç një narrative politike, Berisha nuk është aspak kundërshtar i Ramës. Nuk mjafton vetëm sharja në ekran, por duhet parë çfarë sjell ndryshimin. Berisha nuk po e hap PD-në dhe nuk ka një qasje ndryshe ndaj institucioneve të drejtësisë apo partnerëve ndërkombëtarë”, deklaroi ai.
Duke komentuar debatet për heqjen e statusit “non grata” të Berishës nga United States dhe United Kingdom, Peçi tha se deri tani nuk ka asnjë sinjal zyrtar për ndryshim qëndrimi.
“Këto janë muhabete kafenesh që përdoren për të gënjyer demokratët. Nuk kemi parë ndonjë model ku hiqet ‘non grata’. As SHBA dhe as Britania nuk kanë dhënë deri më sot asnjë sinjal për ndryshim qëndrimi”, tha Ermal Peçi.
Analisti solli në vëmendje edhe rastin e Milorad Dodik, duke theksuar se në atë rast janë hequr vetëm disa masa financiare dhe jo sanksione të ngjashme me statusin “non grata”.
