Sadushi: Kodi i ri Penal duhet të jetë më i drejtë, më i qartë dhe në përputhje me standardet evropiane

Data

Kryetari i Gjykatës së Lartë po mban fjalën e tij në tryezën konsultative për Kodin e ri Penal. Sadushi deklaroi se qëndrimi i institucionit që drejton nuk është refuzim i ndryshimeve në Kodin Penal, por një thirrje për ta bërë atë më të drejtë dhe funksional. Ai ka theksuar se drafti aktual, megjithëse voluminoz dhe me risi, mbetet i paqartë, jo gjithmonë koherent dhe shpesh e rrezikon proporcionalitetin dhe humanizmin e drejtësisë penale.

Kryesore sipas Gjykatës së Lartë janë pesë shtylla: qartësia dhe siguria juridike, koherenca sistemike dhe përputhshmëria evropiane, dekriminalizimi dhe parimi i “ultima ratio”, filozofia humane e drejtësisë penale dhe respektimi i proporcionalitetit me diskrecion gjyqësor.

“Drejtësia nuk matet me shpejtësinë e miratimit të ligjeve, por me cilësinë e mendimit intelektual dhe respektin për lirinë e qytetarit”, tha Sadushi.

Më tej, ai shtoi se procesi i reformës duhet të rifillohet mbi baza metodologjike, transparente dhe profesionale, për të siguruar një Kod Penal modern, të drejtë dhe të besueshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related