Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas gati 4 orësh, vijojnë hetimet për skandalin e AKSHI

Data

Ish-drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth 3 orësh e 45 minutash qëndrimi në prokurori.

Karçanaj u paraqit në SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj dhe nuk dha asnjë deklaratë për mediat pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme.

Ajo po hetohet në kuadër të çështjes së njohur si skandali i AKSHI-t, ndërsa ndaj saj GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sipas hetimeve paraprake, SPAK dyshon për shkelje të barazisë në tendera dhe veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Hetimet lidhen me disa procedura prokurimi me vlera të konsiderueshme, ku dyshohet se kriteret e tenderave janë hartuar në mënyrë favorizuese për kompani të caktuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related