Erdogan përçan myslimanët e Shqipërisë,“Sulltani” kërkon kokat e FETO dhe me Edi Ramën sulmon Izraelin, përjashtohet…

Data

Zhvillimet nga vizita e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në Tiranë, detajet dhe deklaratat në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë të bllokuar prej vitesh, konfirmojnë të gjitha shkrimet e pazareve në prapaskenë që gazeta  i ka zbuluar prej kohësh. Dy muaj më parë raportuam se Erdogan i vendosi disa kushte Edi Ramës për zhbllokimin e investimit turk, porosi të cilat dyshohet se iu transmetuan me presione nga Shërbimi Informativ Shqiptar, kreut të KMSH Bujar Spahiut. Gazeta tha se si fillim ai duhet të arrinte dakordësinë që administrimin ta marrë në duar Myftiu i Tiranës Bilal Teqja, personazh i cili deri më tani nuk ka patur asnjë kontestim nga filoerdoganistët e Komunitetit Mysliman. Dhe kështu ndodhi. Rama emrin e tij e zbuloi gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë.

“Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, tha Rama. Nga ana tjetër, në pazaret që Erdogan dhe Rama kanë bërë për Xhaminë e Namazgjasë, duke ia hequr nga kontrolli i plotë Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ajo që ra në sy dje është se personi që mbajti duanë pas inaugurimit të xhamisë ishte Kryetari i kryesisë së komunitetit mysliman të Turqisë Ali Erbash, ndërkohë që kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar nuk ishte fare aty. Kjo konfirmoi sërish marrëveshjen që është bërë në prapaskenë nga lideri turk dhe Rama, që udhëzimet do të vijnë nga Ankaraja.

Sulmet ndaj Izraelit

Gjithashtu në konferencën e përbashkët mes Erdogan dhe Edi Ramës u fol dhe për problemet në Lindjen e Mesme, ku kryeministri shqiptar shfaqi indirekt një aleancë me presidentin turk kundër Izraelit. “Sulltani” tha se Izraeli po kryen gjenocid dhe ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë duke i bërë presion Netanjahut të ndalet. Ishte i qartë dhe në qëndrimin publik që i dha kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që në këtë luftë, Shqipëria duhet të bëjë pjesën e saj në fushën diplomatike në këtë drejtim. Me zotin kryeministër shkëmbyem edhe ide për çështje globale dhe rajonale. Ne ndjekim me admirim përpjekjet e Shqipërisë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit si në rajonin tonë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Mizoritë izraelite në territoret e pushtuara palestineze, veçanërisht në Gaza dhe Liban ishin ndër pikat prioritare të agjendës së takimit tonë. Unë ndava pikëpamjet tona për agresionet e qeverisë Netanyahu të cilat shkojnë përtej fushëveprimit rajonal dhe tani janë bërë një kërcënim për rendin global.

Gjenocidi që po vazhdon prej 1 viti në Gaza është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Për këtë arsye ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos për të siguruar një armëpushim të përhershëm, për të ofruar ndihma humanitare dhe për të bërë presionin e nevojshëm mbi Izraelin. Unë sinqerisht besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim”, tha ai. Nga ana e tij kryeministri Edi Rama tha qëndrimin e tij se Shqipëria mbështet propozimin për një armëpushim që duhet të nënkuptojë edhe lirimin e pengjeve. “Ukraina është një temë qendrore e të gjitha diskutimeve që bëhen në këto nivele e kudo, por është temë qendrore e çdo bisedimi që unë kam pasur me Erdogan, dhe po ashtu sot përveç konfliktit të tmerrshëm në Ukrainë që po godet në mënyrë të pamëshirshme dhe në mënyrë të padrejtë një popull që është në të drejtën e vet për të jetuar i lirë, dhe për ta zgjedhur vetë se ku do të pozicionohet, edhe ajo që ndodh çdo ditë në Gaza është një tragjedi me proporcione kolosale.

Ne bashkëndajmë me presidentin Erdogan vlerësime të njëjta lidhur me agresionin rus në Ukrainë dhe lidhur me të drejtën e pamohueshëm të popullit palestinez për të jetuar i lirë në shtetin e tij, por në një pikë kemi një këndvështrim të ndryshëm. Sepse duke qenë tërësisht të vendosur bashkë me Turqinë dhe shumë tjerë për këtë marrëdhënie kundër terrorizmit, për ne terrori në çdo formë dhe me çdo pamje që shfaqet është i patolerueshëm. Ne jemi absolutisht dhe kemi votuar në mënyrë të përsëritur në Këshillin e Sigurimit patjetër një armëpushim që duhet të nënkuptojë edhe lirimin e pengjeve, pro për ne Hamasi dhe çdo burim i terrorit s’ka vend në ta ardhmen paqësore që duhet të vendoset mbi dy shtete sovrane, Izraeli dhe Palestina, të cilat duhet të jetojnë të sigurta dhe askush s’duhet të vërë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së tyre”, tha Rama në deklaratën e përbashkët

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related