Evi Kokalari nxjerr prapaskenat e forta: Prioriteti i Berishës mbetet biznesi i familjes, më mirë të ikë vetë nga PD…

Data

Aktivistja e njohur, shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama. Përmes disa reagimeve në rrjetet sociale, Evi Kokalari, një figurë e njohur në politikën shqiptare, ka zbuluar prapaskenat e forta që lidhen me Sali Berishën dhe prioritetet e tij. Sipas saj, interesi kryesor i Berishës mbetet biznesi i familjes, duke e vënë atë në një pozitë të vështirë përballë kërkesave për transparencë. Kokalari sugjeron se do të ishte më mirë për Berishën të largohej vetë nga Partia Demokratike përpara se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ta arrestojë për akuza të mundshme. Kjo situatë është shoqëruar me aludime për një pazar të fshehtë mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Edi Ramës për votat e Diasporës, një çështje tepër e rëndësishme në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme. Këto zbulime hedhin dritë mbi marrëdhëniet e komplikuara brenda politikës shqiptare, ku interesi personal duket të ketë prioritet mbi atë publik. Madje Kokalari nxjerr në pah nevojën për një analizë më të thellë të dinamikave që ndikojnë në vendimmarrjen politike, duke i dhënë një dimension të ri diskutimeve mbi fatin e PD-së dhe Berishës. Më poshtë po pasqyrojmë reagimet e zonjës Kokalari në rrjetet sociale.

Reagimi 1

Shqipëria ka nevojë emergjente të zëvendësojë qeverinë e Ramës me një qeveri të djathtë, që do të fokusohet tek ngritja e mirëqenies ekonomike të popullit. Fatkeqësisht, Berisha na la në baltë dhe tregoi qartësisht se prioritet i tij mbetet vetëm biznesi i familjes. Është mëkat se si e ka marrë peng demokracinë. Të gjithë humbëm kohë duke ia marrë vulën dhe selinë Bashës, të cilin Berisha vetë e instaluar. Besuam në një opozitë të fortë, të ndryshuar dhe të reformuar. Opozita është kthyer në një grup kriminelësh të dhunshëm që jo vetëm s’kanë për ta marrë qeverinë Ramës, por po ia garantojnë mandatin e katërt. SPAK, Amerika dhe Britania e Madhe duhet të merren me Berishën, por Berisha duhet të lërë PD-në sepse vendi ka nevojë për ndryshime. Me këto veprime, jo SPAK dhe Amerika, por edhe historia do ta gjykojë shumë rëndë Berishën. Nëse do të kisha mundësinë t’i mbushja mendjen që ta linte opozitën të rimëkëmbej, do ta bëja duke iu përgjëruar, por kokëfortësia e Berishës është legjendare dhe ai nuk kupton që në disa raste është më mirë të ikësh vetë, sesa të presësh të arrestohesh nga SPAK.

Reagimi 2

Dhe Rama dhe Berisha, papritmas, po mbështesin votën e diasporës, me Ramën që fokusohet në New York dhe Berishën që fokusohet në Michigan. E keni pyetur veten si ka mundësi që Berisha s’ka frikë se Rama do të manipulojë votën e diasporës dhe anasjelltas? E keni pyetur veten se si shumë grupe kanë vite e vite që përpiqen të fusin votën e diasporës dhe papritmas kishte një organizim fantastik këto gjashtë muajt e fundit? Rama dhe Berisha, duke parë se vota e diasporës në një pikë ishte e pashmangshme, gjetën mënyrën që ta marrin peng, duke e kontrolluar atë në bazë të zonave. Ky mund i përbashkët midis të dyve ka për qëllim vetëm kontrollin e votës së diasporës – asgjë tjetër!

Reagimi 3

AFERI E ISHULLIT TË SAZANIT, PËRVEÇ SENATIT AMERIKAN, DO TË PËRFUNDOJ DHE NË SPAK. Kam provuar çdo metodë për të ndaluar aferën korruptive të ishullit të Sazanit, dhe me të drejtë, nuk dua që Edi Rama të abuzojë me pronën shtetërore për blerje favoresh politike. Si e tillë, po them publikisht që: Nëse Edi Rama firmos për këtë ishull dhe këtë projekt, Jared Kushnerit apo kujdo tjetër të lidhur direkt apo indirekt me të, personalisht do të bëj kallzim në SPAK për Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Tashmë, jam në gjendje të provoj me fakte që ky proces nuk ka qenë aspak transparent dhe këtu ka shpërdorim dhe abuzim total të pushtetit. Si kujtesë, Senati Amerikan po investigon të njëjtën aferë dhe ja u garantoj, SPAK do të bëjë detyrën e saj njësoj si Senati, nëse bëhet kallzim dhe i bashkëngjiten faktet e duhura. Publikisht i kërkoj Edi Ramës të mos e aprovojë këtë investim. Sazani ka një pozicion super strategjik dhe mbart shumë histori për popullin tonë. Do të ishte një nga mëkatet më të mëdha të abuzohet me këtë ishull, sidomos për përfitimet momentale të një qeverie të caktuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related