Ekstradohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe Durim Bami

Data

Durim Bami, i akuzuar si kreu i një grupi të strukturuar kriminal, është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.

47-vjeçari mbërriti në aeroportin e Rinasit nën masa të forta sigurie dhe do të dërgohet në burgun 313 në Tiranë, ku do të qëndrojë në një sektor të veçantë nën mbikëqyrje të shtuar.

Gjykata e Posaçme i ka caktuar më 15 maj 2024 masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Në ditët në vijim, Bami pritet të dalë para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë të dhënë ndaj tij në mungesë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related