Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një ristrukturim të gjerë në kabinetin qeveritar, duke shkarkuar disa ministra dhe riemëruar të tjerë në poste kyçe.
Sipas ndryshimeve të njoftuara:
- Belinda Balluku largohet nga detyra e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendësohet nga Enea Karakaçi.
- Albana Koçiu emërohet zëvendëskryeministre.
- Besfort Lamallari merr detyrën e Ministrit të Brendshëm, në vend të Koçiut.
- Toni Gogu emërohet Ministër i Drejtësisë.
- Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.
- Ermal Nufi merr postin e Ministrit të Mbrojtjes, në vend të Pirro Vengut.
- Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Lëvizjet konsiderohen ndër më të bujshmet në kabinetin Rama, duke prekur disa nga dikasteret më të rëndësishme të qeverisë.
