Alimehmeti: Ndryshimet në qeveri janë masa të dëshpëruara

Data

Mjeku dhe politikani Ilir Alimehmeti komentoi ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar, duke i cilësuar ato si “masa të dëshpëruara” që lidhen me pozicionin politik të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, ristrukturimi i thellë i qeverisë nuk vjen si pjesë e një strategjie për përmirësimin e qeverisjes, por si reagim ndaj presionit në rritje ndaj kreut të ekzekutivit. “Ndryshimi i madh i kabinetit bëhet për pozicionin e tij. Nuk bëhet për arsye tjetër”, u shpreh Alimehmeti.

Ai u ndal edhe te diskutimet për ndryshime në nenin 242 të Kodit Penal, duke sugjeruar se kjo nismë synon të krijojë një “mburojë” përballë drejtësisë dhe jo të sjellë reformë të mirëfilltë ligjore.

Alimehmeti theksoi se, pavarësisht debatit politik, në fund vendimet e gjykatave do të zbatohen dhe aktet juridike janë të qarta. Sipas tij, nëse do të kishte pasur një plan afatgjatë për reformim, ai do të ishte ndërmarrë më herët dhe jo në një moment tensioni institucional.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related