Jep dorëheqjen kryetari i Rithemelimit në Korçë Devis Osmani

Data

Devis Osmani, kryetari i Rithemelimit për degën e Korçës ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme.  Osmani u zgjodh kryetar i Rithemelimit në prill të vitit 2022. Përmes një njoftimi drejtuar strukturës, ai ka sqaruar se dorëheqja lidhet me arsye personale. Osmani ka thënë se dorëheqja e tij është e parevokueshme për arsye personale. “Të dashur miq! Dëshiroj t’iu informoj se kam vendosur të largohem nga detyra e kryetarit të degës. Kjo, thjesht dhe vetëm për arsye personale, duke gjetur gjithashtu edhe mirëkuptimin e plotë të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, të cilin, gjej rastin ta falenderoj. Gjithashtu, dëshiroj t’iu falenderoj dhe ju të gjithëve për bashkëpunimin tuaj. Jam i sigurt se me punën e të gjithëve, dega jonë dhe e gjithë Partia Demokratike do të triumfojë. Ashtu si të gjithë ju, edhe unë do të jap maksimumin tim në rrugën drejt fitores”, shkroi Osmani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related