“Task Forca” e SPAK për krimet zgjedhore/ Laska: Personazhet e Dosjes 184 sot mbajnë poste të larta

Data

Avokati dhe aktivisti i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Elton Laska ka reaguar në lidhje me planin e masave të miratuara nga SPAK në kuadër të hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Laska e përgëzon SPAK për këtë angazhim, por i kërkon që të kthejë sytë dhe nga e shkuara, pasi sipas tij, personazhet e dosjes “184” sot janë në poste të larta si kyeministër, ministër Drejtësie apo kryetar bashkie.

Laska shprehet se SPAK-u t’i shkojë deri në fund krimit zgjedhor që është në themel të kriminalizimit vendit dhe mjerimit të shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Krimet elektorale në themel të eksodit!

SPAK ka njoftuar këtë të mërkurë strategjinë e re të goditjes së krimeve elektorale që janë në themel të korrupsionit masiv në këtë vend, që ka bërë që shqiptarët të marrin rrugët e botës.

E përgëzoj SPAK-un për angazhimin e strukturës kundër krimeve zgjedhore gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 Majit.

Gjithashtu, para se të aplikojë strategjinë, duhet të kthejë sytë dhe nga e shkuara, pasi personazhet e Dosjes 184 sot mbajnë poste të larta, si Kryeministër, Ministër Drejtësie dhe Kryetar Bashkie.

Jam vetë dëshmitar i implementimin të Manualit të Dosjes 184 në qarkun Lezhë dhe ata që i implementuan janë në karrige.

SPAK-u t’i shkojë deri në fund krimit zgjedhor që është në themel të kriminalizimit vendit dhe mjerimit të shqiptarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related