Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj dy të pandehurve

Data

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen penale të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019 në zonën e njohur si mbikalimi i Shkozetit.

Vendimi u mor pas seancës paraprake, ku prokurori i çështjes paraqiti aktet hetimore. Gjyqtari Bib Ndreca vendosi kalimin e dosjes për gjykim ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në atentat.

Në ngjarjen e vitit 2019, automjeti ku udhëtonin Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, u qëllua me breshëri armësh. Si pasojë e atentatit humbi jetën Andi Maloku, në atë kohë shofer i ish-prokurorit, ndërsa Ndoja dhe Laho mbetën të plagosur.

Sipas hetimeve, Amar Shkëmbi dhe Bledar Polovina dyshohet se kanë vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke kryer vepra penale të rënda, përfshirë mbajtjen pa leje të armëve, vrasjen në rrethana cilësuese dhe tentativën për vrasje të funksionarëve publikë.

Amar Shkëmbi ishte shpallur më herët në kërkim dhe u ekstradua nga Dubai në Tiranë në tetor 2025. Në këtë çështje penale janë gjithashtu të pandehur edhe persona të tjerë, mes tyre Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhia dhe Julian Pjetri.

Procesi gjyqësor pritet të vijojë në ditët në vijim, kur do të hidhet shorti për trupën gjykuese që do të shqyrtojë çështjen në themel.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related