Edi Rama, me cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Lindita Rama, me cilësinë e bashkëshortes së Kryeministrit dhe ish anëtares së Bordit Drejtues të Bankës Amerikane të Investimeve etj.
1. Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar, të cilët sipas dokumentacionit të administruar bashkëlidhur këtij kallëzimi, rezulton se personalisht apo në bashkëpunim me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të funksioneve apo përgjegjësive të tyre, ekziston dyshimi i bazuar në prova se, kanë konsumuar këto vepra penale: “Fallsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal; “Organizata kriminale”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal; Vepra penale këto të kryera në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
2. Paraqitjen e kërkesës për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi këtë pronë, deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje.
Ky kallëzim i është vënë në dijeni edhe Altin Dumani me cilësinë e drejtuesit të SPAK.
Sipas shkresës datë 11.09.2024 me Nr. K 1062/1/1 Prot., informohemi se dërgohet për kompetencë lëndore dhe toksore ky kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Pasi u vura në dijeni të kësaj shkrese, prita që Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ta rikthente sërish në SPAK, për shkak se subjekte dhe objekt i këtij kallëzimi janë kompetencë e SPAK, më datë 03.01.2025 kam paraqitur një kërkesë pranë kësaj prokurorie me objekt:
Shpallje moskompetence lëndore dhe tokësore për kallëzimin penal bërë nga unë dhe dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë sipas shkresës Nr K 1062/1 datë 11.09.2024 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në ditët e para të janarit, jam vënë në dijeni të faktit se më datë 31.12.2024, posta më ka dërguar pranë zyrës, vendimi e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridionsionit të Përgjithshëm datë 02.12.2024, lidhur me procedimin penal nr. 12614 datë 27.09.2024.
Sipas vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridionsionit të Përgjithshëm datë 02.12.2024, lidhur me procedimin penal nr. 12614 datë 27.09.2024, është vendosur:
Mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin nr. 12614 datë 27.09.2024.
Pasi u vumë në dijeni të këtij vendimi i cili është katërcipërisht në kundërshtim me dispozitat ligjore, paraqitëm një ankim pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku ngritëm tre probleme të rëndësishme:
1. Së pari, ky vendim është në shkelje të procedurave të parashikuara nga ligji penal, pasi nuk jemi përpara afateve ligjore të mosfillimit, përsa kohë që kjo dosje ka ardhur nga SPAK dhe kanë kaluar 6 muaj (ligji thotë 15 ditë).
2. Po kështu, fakti se kjo dosje as nuk është lexuar kjo me hetuar, vërtetohet edhe referuar të dhënave dhe provave të depozituara nga unë bashkë me kallëzimin penal, ku rezulton se vendimi Nr. 13 datë 14.01.2021 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, i cili ka vendosur:
Pushimin e gjykimit të padisë administrative bazuar në kërkesën për heqjen dorë nga padia nga ana e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës (dokumenti 47, 48 dhe 49 në kallëzim),
