Logo-ja që i ngjan mendjes së Ramës!

Data

Logo-ja që KM po emeton këto ditë – dora me pesë gishtat, dmth votoni nr 5, se unë do jem ylli që do ju fus në BE, ka një ngjashmëri të frikshme me banerin e filmit të Hollivudit “Five fingers”, në shqip “Pesë gishtat”, shfaqur ne vitin 1952 dhe luajtur nga aktoret më në zë të kohës, James Mason dhe Danielle Darrieux.

Filmi është bazuar në historinë e vërtetë të një spiuni shqiptar të quajtur Iliaz Banza i cili i shërbeu nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për sekretet që vodhi në Ambasadën Britanike të Ankarasë, Iliaz Banza u pagua me lira angleze që ishin falsifikuar nga të burgosurit nē kampet e Hitlerit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related