Edhe pse e pezulluar nga detyra, Belinda Balluku shfaqet në ministri dhe i dorëzon detyrën Enea Karakaçit

Data

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është paraqitur këtë të premte në ambientet e ministrisë për të zhvilluar ceremoninë e dorëzimit të detyrës tek pasuesi i saj, Enea Karakaçi.

Në një takim me stafin e ministrisë, Balluku mbajti një fjalim ku foli për punën e bërë gjatë viteve në drejtimin e sektorit të energjisë dhe infrastrukturës, duke theksuar se do të vazhdojë rrugëtimin e saj politik.

“Unë do të vazhdoj rrugën politike”, u shpreh ajo gjatë fjalës së saj.

Balluku vlerësoi gjithashtu punën e stafit dhe theksoi se gjatë drejtimit të saj është arritur transformimi i sektorit energjetik, duke përmendur uljen e humbjeve në rrjet, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe zhvillimin e projekteve të reja energjetike.

Ajo përmendi gjithashtu disa projekte infrastrukturore, si ndërtimi i rrugëve dhe tuneleve, si dhe zhvillimet në sektorin e aeroporteve në vend.

Në fjalën e saj, Balluku theksoi se ministria ka përballuar edhe kriza të vështira energjetike, ndërsa shtoi se Shqipëria ndodhet në një fazë të avancuar negociatash për kapitullin e energjisë në procesin e integrimit europian.

Ceremonia e dorëzimit të detyrës u zhvillua në prani të drejtuesve dhe stafit të ministrisë, ndërsa drejtimin e institucionit e mori zyrtarisht ministri i ri, Enea Karakaçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related