“E kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm”, Rama ironizon opozitën: Bllokimi i integrimit në BE nuk ekziston më

Data

Kryeministri Edi Rama ka komentuar votimin konsensual në Kuvend për rezolutën që lidhet me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një sinjal pozitiv dhe një pranim nga opozita se rruga drejt Bashkimit Europian nuk mund të bllokohet.

Në episodin më të fundit të podcastit “Flasim”, Rama tha se mbështetja e opozitës për rezolutën ka vlerë politike dhe tregon se edhe kundërshtarët e qeverisë e kanë kuptuar tashmë se procesi i integrimit është i pakthyeshëm.

“Më vjen mirë që ndodhi diçka e tillë. Do të ishte mirë të ndodhte më shpesh kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE, por edhe një herë ka vlerën e vet”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë ironizoi gjithashtu qëndrimet e Partisë Demokratike në muajt e fundit, duke u ndalur te pretendimet për bllokim të procesit të integrimit.

“Sot e kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm dhe bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston”, u shpreh ai.

Sipas Ramës, Shqipëria pritet të marrë së shpejti një tjetër lajm pozitiv në raport me negociatat, duke kaluar në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit dhe me nisjen e punës për mbylljen e kapitujve negociues.

Ai theksoi se bashkëpunimi politik për çështjet që lidhen me të ardhmen europiane të vendit është i mirëpritur dhe i nevojshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related