“Hakmarrja është e drejtë dhe detyrë legjitime”/ Presidenti i Iranit paralajmëron kundërpërgjigje pas sulmeve

Data

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani e konsideron hakmarrjen si “të drejtë dhe detyrë legjitime”, duke theksuar se autoritetet iraniane do të bëjnë “çmos” për ta përmbushur këtë detyrim.

Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj objektivave në territorin iranian.

Sipas mediave shtetërore, Zëvendëspresidenti i Parë Mohammadreza Aref ka urdhëruar ministrat dhe guvernatorët që të garantojnë funksionimin normal të administratës shtetërore, pavarësisht situatës së luftës, duke kërkuar vazhdimësi në shërbimet publike dhe në institucionet kyçe.

Ndërkohë, tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet dhe rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related