“Dua t’i jap fund masakrës”/ Trump trondit nga Davosi: Po negocioj me Putinin, edhe Zelensky do marrëveshje

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos se është i angazhuar drejtpërdrejt në bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se po komunikon si me presidentin rus Vladimir Putin ashtu edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Trump u shpreh se lufta ka shkaktuar humbje të rënda njerëzore dhe se kjo është arsyeja kryesore pse ai po shtyn drejt një marrëveshjeje paqeje.

“31 mijë ushtarë ukrainas kanë humbur jetën. Vetëm një muaj më parë ishin 28 mijë. Kjo është një masakër që duhet të ndalet. Janë jetë të rinjsh, shpirtra njerëzish. Dua t’i jap fund kësaj lufte të tmerrshme,” deklaroi Trump.

Ai theksoi se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm për një marrëveshje dhe se, sipas tij, edhe presidenti ukrainas Zelensky do të pranojë një zgjidhje politike.

“Po flas me Putinin dhe ai dëshiron një marrëveshje. Besoj se edhe Zelensky do të bëjë të njëjtën gjë. Kjo nuk është vetëm për Ukrainën, por edhe për sigurinë e Europës dhe NATO-s,” u shpreh Trump.

Trump e paraqiti rolin e tij si vendimtar për stabilitetin global, duke nënvizuar se përfundimi i luftës do të sillte lehtësim jo vetëm për rajonin, por për gjithë aleancën perëndimore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related