Përplasje fizike në protestën e PD-së, Bledion Nallbati, Flamur Noka dhe mbështetës të Berishës shtyhen me policinë

Data

Situata në protestën e opozitës në Tiranë është tensionuar edhe më tej, ndërsa janë regjistruar përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, dhe mbështetës të Sali Berisha, janë përplasur fizikisht me kordonin policor që kishte bllokuar marshimin e protestuesve jashtë bulevardit kryesor.

Protestuesit kanë kërkuar hapjen e rrugës për të vijuar marshimin, ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke përdorur ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të mbajtur nën kontroll situatën.

Tensionet në zonë kanë vijuar për disa minuta, ndërsa prania e forcave të shumta policore dhe përplasjet mes palëve kanë rritur klimën e konfrontimit në protestën e organizuar nga opozita.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related