Tifozët e Bristol City zgjedhin Anis Mehmetin “Lojtari i Muajit” – shqiptari drejt një sezoni historik në Championship

Data

Anis Mehmeti po vazhdon shkëlqimin e tij në Championship me Bristol Cityn, duke u kthyer në një nga figurat më vendimtare të skuadrës që synon ngjitjen në Premier Ligë. Pas paraqitjeve mbresëlënëse gjatë muajit nëntor, tifozët e klubit anglez e kanë votuar mesfushorin ofensiv si “Lojtarin e Muajit”.

Në njoftimin zyrtar, klubi shkruante:

“Ju keni votuar Anis Mehmetin si lojtarin më të mirë të muajit nëntor.”

Mehmeti ka regjistruar tashmë 6 gola dhe 6 asistime, duke qenë një nga lojtarët më produktivë të Bristol Cityt dhe një faktor kyç në ambicien e skuadrës për t’u ngjitur në elitën e futbollit anglez.

E ardhmja e Mehmetit, ende e paqartë

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë gjatë merkatos së janarit. Nëse talenti shqiptar nuk pranon rinovimin, klubi mund të detyrohet ta shesë për të mos e humbur me parametër zero në verë.

Interesimi nga disa klube të Premier Ligës është përfolur prej kohësh, dhe forma e tij aktuale vetëm sa e shton vëmendjen rreth të ardhmes së tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related