Dosjet Epstein nxjerrin detaje të reja: Princi Andrew ftoi Epstein dhe një modele ruse në darkë private në Buckingham Palace

Data

Skandali i dosjeve Jeffrey Epstein vijon të thellohet, ndërsa dokumente të reja të deklasifikuara së fundmi hedhin dritë mbi marrëdhëniet e afërta mes financierit amerikan dhe Princit Andrew.

Sipas dokumenteve, Princi Andrew kishte ftuar Jeffrey Epstein, i akuzuar për krime seksuale, së bashku me një modele ruse, në një darkë private të zhvilluar në Buckingham Palace gjatë një vizite katërditore të Epstein në Londër.

Email-e të bëra publike tregojnë se Epstein kishte punësuar një grua 26-vjeçare, e identifikuar si Vera, për të marrë pjesë në darkë dhe më pas e kishte shoqëruar atë në Pallatin Buckingham për një takim privat. Në komunikimet e brendshme, ajo përshkruhej si “magjepsëse” dhe “një shoqëruese ideale”.

Vizita e Epstein në Londër ndodhi vetëm dy muaj përpara se Princi Andrew të udhëtonte drejt Nju Jorkut për ta vizituar atë, një fakt që shton dyshimet mbi afërsinë mes tyre dhe karakterin e marrëdhënies.

Zbulimet e reja vijnë në një moment kur janë ngritur pretendime se Princi Andrew mund të ketë qenë objekt përpjekjesh komprometuese, përmes kontakteve të organizuara nga Epstein, me qëllim ndikimi ose shantazhi nga shërbime të huaja, përfshirë edhe Rusinë.

Modelja në fjalë shfaqet në dokumente edhe në vitin 2010, kur ishte ftuar në një darkë të organizuar për presidentin e atëhershëm të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, në një hotel luksoz në Londër. Sipas komunikimeve, prania e saj ishte sugjeruar për të shtuar “shkëlqim” dhe prestigj në evente të nivelit të lartë.

Zbulimet e reja rihapin diskutimin mbi rolin e Princit Andrew në rrjetin e kontakteve të Epstein dhe shtojnë presionin publik ndaj familjes mbretërore britanike, e cila prej vitesh është përballur me kritika për mënyrën se si është menaxhuar kjo çështje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related