Një 46-vjeçar në Tiranë është dëmtuar pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me inicialet M. V. është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurori për vlerësimet e mëtejshme. Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.
