Berisha reagon ndaj protestuesve para PD: “Opozita e opozitës është mjerimi i politikës, por mbështes çdo protestë qytetare”

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas thirrjeve të protestuesve para selisë së PD-së, ku një pjesë e tyre akuzuan opozitën si të shitur.

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha theksoi se çdo qytetar ka të drejtë të protestojë dhe të shprehë lirisht qëndrimet e tij, por bëri dallimin mes protestuesve qytetarë dhe atyre që ai i cilësoi si “opozita e opozitës”.

“Çdo protestues ka të drejtë të thotë ç’të dojë dhe askush nuk i ndërhyn. Nga protestuesi, qytetari i lirë dhe opozitarët e opozitës, këta të fundit janë shërbëtorë të qeverisë. Çdo qytetar i lirë mund të shprehë mendimin e tij, kurse tipat e stisur si opozitë e opozitës janë mjerimi i politikës”, deklaroi Berisha.

Kreu i demokratëve u ndal edhe te protestat kundër projektit në Zvërnec, duke ritheksuar mbështetjen për të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por duke sqaruar se Partia Demokratike nuk synon të marrë autorësinë e këtyre tubimeve.

“Ne mbështesim çdo protestë qytetare. Nuk jemi ata që marrim protestën e tjetrit dhe e bëjmë tonën. Ka një moral politik që duhet respektuar. Mbështesim çdo qytetar që proteston, por autorësinë nuk e marrim kurrë”, u shpreh ai.

Berisha paralajmëroi gjithashtu se nëse mazhoranca organizon atë që ai e konsideron si “anti-miting” në Vlorë, atëherë do të përballet me reagimin e opozitës.

“Po u organizua anti-miting, atëherë do të përballen me ne”, përfundoi kreu i PD-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related