Tërmet i fortë trondit Kubën, alarm për paslëkundje dhe rrezik cunami

Data

Një tërmet i fuqishëm goditi ditën e sotme, 8 shkurt, territorin e Kubës, duke shkaktuar panik dhe frikë te banorët në zonat e prekura.

Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet sizmike kishin një magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter. Tërmeti u konfirmua nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), e cila e cilësoi atë si të fortë.

Fillimisht, vlerësimi paraprak ishte 5.9 ballë, por pas analizave të mëtejshme, magnituda u rishikua dhe u ul në 5.5. Sipas EMSC-së, tërmeti kishte një thellësi fokale prej rreth 15 kilometrash, çka e bëri atë të ndjehej fuqishëm në sipërfaqe.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale, por autoritetet mbeten në gatishmëri për shkak të rrezikut të paslëkundjeve dhe frikës për një cunami të mundshëm, ndonëse asnjë alarm zyrtar nuk është konfirmuar.

Banorët raportojnë se lëkundjet u ndjenë qartë dhe zgjatën disa sekonda, duke shkaktuar panik dhe dalje të menjëhershme nga banesat.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare në rast të zhvillimeve të reja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related