Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka komentuar lëvizjet e fundit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili së fundmi ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe ka paralajmëruar se do të vrasë nepotizmin brenda partisë së tij. Gazetari Hoxha në një intervistë televizive shprehet se këto lëvizje Meta i bën për të tërhequr vëmendje pasi PL gjendet përballë një krize të madhe, e si të tillë në posturën e tij ka mbivendosur në skenë dhe konfliktin me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin. Nga ana tjetër, Hoxha ka përmendur dhe tre kallëzimet që janë ndaj Metës dhe Kryemadhit, çështja e “CEZ-DIA”, lobimi i LSI-së në SHBA dhe hetimi pasuror. Gjithashtu është ndalur dhe te SPAK, ku sipas Hoxhës thotë se Meta është në dijeni që SPAK ka bërë tentativa për të kërkuar masën e arrestit e si të tillë shprehet se nuk habitet aspak nëse ndaj Metës do të ‘kërcasin’ prangat nga momenti në moment.
– Zoti Hoxha, Ilir Meta vrau nepotizmin. SPAK çfarë është duke bërë?
Meta do të tërheq vëmendjen, nga partia te ai si personazh, për shkak se indikatorët e tij i tregojnë se në këto momente Partia e Lirisë ka një krizë të madhe. Vëmendjen e opinionit publik është Ilir Meta ai i cili po tërheq vëmendjen. Meta është politikani i vetëm sot që ka patur përgjegjësinë për të drejtuar pozicionet më të rëndësishme të hierarkisë që ka shteti shqiptar. Ka qenë nga maja e piramidës deri te posti deputet. Kjo mënyrë riorganizimi (tërheqja vëmendjes) është për faktin se vëmendjen e ka tërhequr Ilir Meta dhe jo partia e tij. Për të tërhequr vëmendjen e publikut duke bërë veprimet e ditëve të fundit sepse staturës së tij ai i ka mbivendosur edhe një konflikt familjar që është me zj. Kryemadhi. Partia e Lirisë është një parti me dy koka si shqiponja, nuk mund ta ndaje. Në momentin kur ishte Meta dhe nuk ishte Monika kryetare e partisë, e dinim që ishte dhe Monika aty, si dhe anasjellat.
– Këtë pleksjen që bën Meta, pleks partinë që do të ma marrin, do të ma marr Edi Rama përmes SPAK-t por ne jemi të fortë dhe nuk e lëshojmë. Fakti që godet bashkëshorten e tij pastaj i thotë Super Mona, bashkë me hetimin në SPAK. Çfarë po përpiqet të bëjnë?
Meta ose ato që e kanë këshilluar ka gjetur dy fabula të cilat tërheqin në opinionin publik. E para, narrativa që Ilir Meta ka krijuar si personazh vetë me ato hipje-zdripjet, sportiviteti, etj, veprime që i bën identik si Benito Musolini, duke bërë hipizëm, alpinizëm, duke luajtur tenis. Dhe i gjithë ky shpërthim sportiv është identik si veprimet e Benito Mussolinit. Një nga imazhet qe Mussolini përpiqej t’ju jepte italianëve ishte që njeriu që i drejton ato të jap imazhin si një njeri i fortë fizikisht, mendërisht, të njëjtën gjë po bën dhe Meta. Si karrem, Meta po e përdor këtë për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe së dyti ka futur dhe historinë që duket si Big Brother ku bën një lojë të bukur dhe brenda lojës fut një histori dhe një intrigë dashurie. Në këtë dualizmin midis tyre, me parullën ‘Me qetësi dhe dashuri’ në këtë moment e ka Monika dhe jo Iliri, Meta nuk është as i qetë dhe nuk ka as dashuri pasi ka 1 muaj që ka ikur nga shtëpia dhe rri në një hotel, së dyti ka larguar dhe Gardën e Republikës që është një problem i madh. Ai është ish-president dhe 5 vite nga momenti që ka lënë detyrën duhet të jetë në çdo moment nën sigurinë e Gardës. Gardistët kanë qenë njerëz shumë besnik të tij, janë paraqitur në Gardë, kanë dorëzuar njoftimin që i ka larguar titullari. Nga ana tjetër, në arsyetimin e Kryemadhit ka thënë se Meta ka bërë një kallëzim në Prokurori për cenimin e sigurisë dhe vjedhjen e zyrave të Partisë së Lirisë, dhe ajo tha ça do vjedhin aty, kur z. Meta nuk ka qenë i pranishëm aty që në muajin Janar, por ka deklaruar që ka qenë vetë ajo. Së dyti, janë ankuar që kamerat e sigurisë nuk punonin ose i kanë hequr apo mbajnë shumë pak memorie por vetë zonja Kryemadhi ka thënë se kamerat e sigurisë ka 1 javë memorie dhe e kanë bërë qëllimisht nëse nuk ka tre muaj. Sepse ka menduar se nëse vjen Prokuroria dhe do të hap kamerat dhe të shoh kush ka hyrë dhe kush ka dalë aty mund të krijojë probleme. Në logjikë kjo narrativa që po krijon Meta se po i marrin partinë, që është i rrezikuar, i kërcënuar, nuk ngjit se kush kërkon t’jua marr atij partinë. Nga ana tjetër, Meta po përpiqet ta ri ngrejë partinë sepse rezultati i fundit që PL ka në zgjedhjet e 2021, rezultat i matshëm. Në ato zgjedhje, pavarësisht presionit, LSI me qindra mijëra vota falë Monika Kryemadhit me enturazhin e saj, ato që sot i quan tradhtar. Ndërsa këto që sot i dalin Metës në krah nuk kanë bërë fushatë akoma, kur të dalin do të shohim sa iu vlen lëkura.
– Por përse i intereson Metës largimi i Kryemadhit?
Në këtë moment i intereson Metës largimi i Kryemadhit jo se kjo është thjesht një person, brenda LSI-së Kryemadhi ishte institucioni. Meta firmoste vendimet, ndërsa betejat në terren i bënte Kryemadhi. E largon në këtë moment Monika Kryemadhin dhe enturazhin e saj pasi mendon se i duhet një sistem tjetër. Kryemadhi mendon se votat mblidhen duke shkuar në terren dhe jo nëpërmjet shikueshmërisë e like-ve në internet. Këtë që po bën Meta është identike me atë që ka bërë Rama që para 13 vitesh.
– SPAK a ka kërkuar masë sigurie për Ilir Metën apo Monika Kryemadhin deri tani?
SPAK ka dhënë një përgjigje zyrtare, duke deklaruar që nominalisht nuk ka një kërkesë për masë sigurie. Ne e dimë që kanë qenë 9 kallëzime për të dy këto personazhe, nga 9, gjashtë prej tyre janë refuzuar ndërkohë tre kallëzime të tjera (çështja lobimit), dy për zonjën Kryemadhi. Janë kryer pagesa me para jo legale, pagesat janë bërë nën dorë e me forma të tjera. Nga LSI-ja janë faturuar vetëm 15 mijë dollarë ndërsa pjesa tjetër diku te 500 e ca mijë dollarë e parave nuk dihet nga ka dalë. Kallëzimi i dytë ka të bëj me hetimin pasuror, ku kemi parë të shkojë në SPAK nëna dhe vëllai dhe të afërm të tjerë të zonjës Kryemadhi. Zoti Meta ka probleme me dosjen ‘55’, atë të ‘CEZ-DIA’. Është një hetim që ka nisur prej 20 korrikut të vitit 2019, e di si datë pasi kam dorëzuar me orë të tëra filmime në lidhje me historinë e ‘CEZ-DIA’.
– Kush është marrë në pyetje për “CEZ-DIA-n” deri tani dhe a ka emra të tjerë që janë marrë si të pandehur për këtë çështje?
‘CEZ-DIA’ është hetuar, pronari i ‘CEZ-DIA’, Kastriot Ismailaj ka bërë burgun dhe i janë sekuestruar dhe 7 milion dollarë. Ka bërë ditët e plota të burgut në burgun e Fierit dhe pas lirimit është larguar në drejtim të Austrisë ku ndodhej bashkëshortja dhe djali i tij. Kjo çështje ka qenë në hetim nga Prokuroria e Tiranës, ka qenë në hetim dhe nga Prokuroria për krime të rënda, kjo çështje është marrë nga z. Dumani kur ishte prokuror i thjeshtë në SPAK, ai e ka rihapur këtë çështje dhe e ka ndjekur. Afatet janë zgjatur kaq shumë pasi në çështja nuk ka asnjë emër konkret e si të tillë Prokuroria mund ta mbajë çështjen pafundësisht, në momentin që mund të regjistrohet emri atëherë fillojnë afatet. Në rastin e kompleksit ‘Partizani’, Prokuroria mbajti çështjen 4 vite por vetëm kush shënoi emrin e Sali Berishës, pas dy javësh shkoi për masë sigurie.
– Të dy rrezikojnë në dijeninë tuaj?
Secila nga çështjet ka ecur goxha, nuk do të habitesha nëse SPAK do të paraqitej në Gjykatë të Lartë për të kërkuar një masë sigurie. Z. Meta e di këtë gjë, shpërthimin nuk e ka fshehur por e ka shprehur qartazi duke përmendur emra konkretë dëshmitarët kyç që ka SPAK-u për CEZ-DIA-n, ka përmendur juristin Karaj, drejtorin ekzekutiv të DIA-s ish-kryetari i FRESH-it të LSI-së, Elvis Mata dhe ish-bashkëshortja e zotit. Ismailaj. Nëse këto persona i kanë dhënë dëshmitë dhe informacionet e duhura SPAK-ut, është detyra e këtij të fundit për ta kompletuar këtë dosje.
– Mund të kemi këto ditë masë sigurie nga SPAK për Ilir Metën?
Ilir Meta është informuar në kohë që SPAK-u ka bërë tentativën për të kërkuar masën e sigurisë. Nuk do të çuditem nëse kjo gjë në çdo moment mund të bëhet. Nëse kjo gjë bëhet duke u kombinuar dhe me ngjarje të tjera, kjo nuk do të linte një shije të mirë. Duhet të vij si rezultat i një hetimi të gjatë.
