Fidel Ylli u rikonfirmua sot për një mandat të dytë në krye të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Në asamblenë zgjedhore, Fidel Ylli ishte kandidat i vetëm, duke u zgjedhur president me 64 vota dhe 3 kundër.
Pa votën e FSHF dhe FSHSU, të cilat refuzuan të mos marrin pjesë në Asamblenë e 31 të Përgjithshme të KOKSH, Fidel Ylli mori një mandat tjetër 4 vjeçar.
Në pozicionin e zëvendëspresidentit është rikonfirmuar Erlind Pëllumbi me 56 vota pro e 9 kundër, ndërsa më parë u tërhoq kandidati Elez Gjoza.
Në Komitetin Ekzekutiv janë zgjedhur Alfred Tahiraj, Enkelejda Çaushi, Florent Kalivopulli, Julinda Dhamo, Izmir Smajlaj, Krenar Dila, Leonard Lula, Pavlina Evro dhe Indrid Çullhaj.
