Dosja/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë

Data

Viktima” e kredisë së rreme

Mesditën e 16 Korrikut 2025, Adem B., me banim në Tiranë, merr një telefonatë. “Jam punonjëse e bankës Raiffeisen. Ju njoftoj që duhet të kryeni pagesën e këstit të kredisë, pasi jeni me vonesë”.

I riu është ndjerë i habitur nga kjo telefonatë. Ai i ka sqaruar punonjëses se nuk ka marrë asnjëherë kredi, as tek Raiffeisen dhe as në ndonjë bankë tjetër. Në vijim, Ademi i kërkuar bashkëbisedueses më shumë të dhëna mbi këtë kredi të pretenduar, pasi kuptoi se emri i tij mund të ishte përfshirë në një skemë mashtrimi.

Në foto: Vendimi i gjykatës së Tiranë, dt. 30 Korrik 2025

Pas kësaj telefonate, ai ka kontaktuar me shërbimin e klientit të bankës Raiffeisen, në të cilën ka kërkuar sqarime më të hollësishme.

Nuk kam aplikuar asnjëherë për kredi në Raiffeisen Bank dhe as kam numër llogarie në këtë bankë. Kur nuk kam aplikuar për kredi dhe nuk kam numër llogarie në këtë bankë, si është e mundur të kem marr kredi, dhe si është e mundur që kredia të hidhet në një numër llogarie që unë nuk e kam?!. Me sa informacion që unë kam, hapja e llogarisë bankare mund të bëhet vetëm duke u paraqitur pranë sporteleve të bankës personalisht, një gjë të tillë unë nuk e kam bërë”.

Si një person i dëmtuar, 33-vjeçari ka kërkuar informacion zyrtar nga banka, për kredinë e marrë në emrin e tij, personat që kanë miratuar borxhin, nënshkrimet e kredimarrësit, e të dhëna të tjera.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related