Elisa Spiropali replika të forta me Sali Berisha në Kuvend: “Je njëkohësisht denoncuesi dhe garantuesi më i madh i sistemit”

Data

Një tjetër përplasje verbale është regjistruar në Kuvend mes Sali Berisha dhe Elisa Spiropali.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha ironizoi Spiropalin duke iu referuar deklaratave të saj të mëparshme për kryeministrin Edi Rama.

“Si ka mundësi që ajo e quan Pallosh i Gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbe dhe të flak. Cila është arsyeja?”, deklaroi Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Pas kësaj deklarate, Spiropali iu kundërpërgjigj drejtpërdrejt ish-kryeministrit, duke e akuzuar se ka luajtur rol të dyfishtë në politikën shqiptare.

“Sali, je i pabesueshëm sepse je njëkohësisht edhe denoncuesi më i madh, edhe garantuesi më i madh i sistemit,” tha Spiropali.

Deputetja socialiste shtoi se Berisha nuk mund të paraqitet si reformator ndërkohë që, sipas saj, ka mbajtur peng opozitën dhe sistemin politik.

“Kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, opozitën, mund të flasim këtu dhe ndoshta termat doktor do të të ngjisin më shumë,” vijoi ajo.

Sipas Spiropalit, kontradikta mes rolit të denoncuesit dhe garantuesit të sistemit është arsyeja pse qytetarët nuk i besojnë më Berishës.

Debati mes dy politikanëve vjen në një moment tensionesh të shtuara politike, si brenda Partia Socialiste ashtu edhe në Partia Demokratike, ku zhvillimet e fundit kanë sjellë përplasje publike dhe akuza të ndërsjella.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related