Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin Librazhd Katund.
Sipas informacionit paraprak të policisë, viktima, me inicialet S. H., dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë ka humbur jetën nga mbytja.
Nga deklarimet e familjarëve mësohet se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa pasditen e një dite më parë dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
