SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia

Data

Ish-Presidenti Ilir Meta ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë dhe heqjen e “arrestit në burg”.

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për Ilir Metën është dorëzuar ditën e sotme nga avokati i ish-Presidentit.

Sipas mbrojtjes, tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-Presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related