Dosja “5D” fraksioni II/ Dhanë tenderin e “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana” dy…

Data

Prokuroria e Posaçme (SPAK) përfundoi hetimet paraprake për fraksionin e dytë të dosjes ‘5D’ duke marrë të pandehur 9 zyrtarë të bashkisë së Tiranës të akuzuar për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim. Dosja është depozituar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë më 6 janar 2025.

Nëntë ish zyrtarët e Bashkisë janë dërguar në gjykatë për seancë paraprake të akuzuar vetëm për akuzën për “shkelje të barazisë në tendera”, për 2 procedura të kryera, nga klubi sportiv Tirana dhe Tirana parking, të cilat, sipas SPAK janë fituar në kundërshtim me ligjin  nga shoqëria 5D e Redi Mollës dhe Mariglen Qatos. Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këto procedime penale janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k (e njëjtë me shoqërinë me emrin “V.A.S Konstruksion” sh.p.k), e cila është zotëruar në mënyrë indirekte nga shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish funksionarë në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Drejtorisë në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë ka përfituar kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”, informoi dje SPAK

Dosja, shkon në gjykatë, dy javë pasi SPAK dërgoi për gjyq në seancë paraprake, fraksionin e parë të dosjes 5D, ku janë të pandehur ish drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. SPAK ka sqaruar dhe rolet e secilit nga të pandehurve. Procedimi penal mban nr.75/2 datë 02.12.2024 dhe nr.75/3 datë 02.12.2024, të regjistruara për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related