Projektligj për krijimin e forcës së rezervistëve në Shqipëri, Vengu: Hapim dyert e karrierës ushtarake

Data

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije se po konsiderohet krijimi i forcës së rezervistëve në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Vengu tha se përmes këtij projektligji i hapen dyert karrierës ushtarake dhe po ashtu është edhe një afrim me standardet e NATO-s.

Vengu theksoi se projektligji do të kalojë në komisione dhe se synimi është që në fillim të vitit të ardhshëm të fillojnë hapat e parë në krijimin e forcës së rezervistëve. Buxheti i dedikuar për vitin 2025, tha Vengu është 15.5 milionë euro.

Po konsiderojmë krijimin e forcës së rezervistëve në Shqipëri. Kjo i jep mundësi ushtarakëve aktivë që kanë vendosur të zhvillojnë karrierën në privat, i japim mundësinë që të rikthehen në FA me misione specifike, me detyrime që mund të mbulojnë misionet paqeruajtëse, misionet me angazhim në NATO dh e rajon. Hapim dyert e karrierës ushtarake. Synojmë që fillim viti që vjen të na gjejë me hapat e para për krijimin e forcës së rezervistëve. Kemi një paketë financiare të konsiderueshëm në buxhetin e 2025 të dedikuar për forcën e rezervistëve prej 15.5 mln euro. Në këtë mënyrë kthehemi në standardet e NATO-s. Kjo i jep mundësi FA të Shqipërisë që të kenë një gamë më të gjerë në dispozicion”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related