Donald Trump publikon imazh me inteligjencë artificiale ku avionë amerikanë bombardojnë anije iraniane në Ngushticën e Hormuzit

Data

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka publikuar një tjetër imazh të krijuar me inteligjencë artificiale në platformën e tij sociale Truth Social, duke nxitur reagime të shumta në rrjet.

Në foton e postuar shfaqen avionë luftarakë amerikanë duke bombarduar anije me flamur iranian në Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më strategjike të transportit global të naftës.

Mbi imazh, Trump ka vendosur fjalën “Adios”, që në spanjisht do të thotë “mirupafshim”.

Postimi vjen në një moment tensionesh të larta mes SHBA dhe Iran, ndërsa vazhdojnë negociatat diplomatike për një marrëveshje të mundshme lidhur me programin bërthamor iranian dhe sigurinë në rajon.

Publikimi i imazheve të gjeneruara me inteligjencë artificiale është kthyer në një praktikë të përsëritur nga Trump gjatë muajve të fundit, shpesh duke përdorur përmbajtje provokuese apo simbolike për të komentuar zhvillimet politike dhe gjeopolitike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related