Kandidati i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka mbajtur një fjalim të ashpër në Elbasan gjatë një takimi elektoral, duke drejtuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai e akuzoi Ramën për ndikim në dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji dhe për qëndrime të dyfishta ndaj liderëve të rajonit.
“Sot dua të përshëndes vëllain tonë, mikun tonë që ‘çyryku’ e burgosi, Ervin Salianjin”, tha Alizoti para qytetarëve, duke përdorur një term përçmues ndaj Ramës. Ai e akuzoi kryeministrin se po përdor drejtësinë për të ndëshkuar opozitën.
Në vijim, Alizoti kritikoi qëndrimin e Ramës ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti: “Mos harroni se ky njeri shkonte në Beograd dhe i thoshte Vuçiçit ‘vëllai im’ dhe përqeshte Albin Kurtin”.
