“Domatet fillojnë nga 300 lekë”, Braçe alarm për çmimet: E paralajmërova pas përmbytjeve, duhet ndërhyrje urgjente

Data

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjeshme të çmimeve të produkteve ushqimore në kryeqytet, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe tregon se ka kryer një vëzhgim në një treg fruta-perimesh në Tiranë, në njësinë 5 pranë shkollës “Vasil Shanto”, ku sipas tij situata është alarmante.

“Çmimet janë çmendur”, shkruan ai, duke theksuar se domatet nisin nga 300 lekë për kilogram, ndërsa produkte të tjera shënojnë gjithashtu rritje të forta.

Braçe shton se kjo situatë nuk është e papritur, pasi sipas tij ishte paralajmëruar që pas përmbytjeve të ndodhura rreth dy muaj më parë, të cilat kanë ndikuar në prodhimin bujqësor dhe furnizimin në treg.

Deputeti socialist thekson se është e domosdoshme ndërhyrja e institucioneve për të kontrolluar tregun dhe për të frenuar abuzimet me çmimet, duke mbrojtur konsumatorët.

Rritja e çmimeve të ushqimeve bazë pritet të ndikojë drejtpërdrejt në buxhetin e familjeve, ndërsa shqetësimet për fuqinë blerëse të qytetarëve vijojnë të rriten.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related